BUJANOVAÇKE I FTONË QTETARËT TË NA NJOFTOJNË PËR GJENDJEN E FURNIZIMIT ME UJ NË MJEDISET KU JETOJNË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20. qershor 2024. Banorët e fshatrave të Bujanocit edhe një herë po përjetojnë agoninë e mungesës së ujit në vapën e ferrit. Sipas informacioneve që kemi marrë më herët, banorët e Lilancës, Bozhinjevcit, Rakocit, banorët e zonës së Klenikut, Osllarës janë ose pa pikë uji ose uji mungon në pjesën më të madhe të ditës.
Nuk ka ujë as në katet e larta të pallateve të banimit në Bujanoc. Dyshohet se të mërkurën uj nuk ka pasur as në një pjesë të Tërnocit.
Bujanovaçke fton lexuesit të na njoftojnë se si është gjendja e furnizimit me ujë në vendet ku ata jetojnë. Është mirë ta bëni këtë duke klikuar KËTU.
Menaxhmenti i Ndërmarrjes publike Komunalia, i udhëhequr nga Rozhdi Halili, ende nuk ka bërë të ditur asgjë për këtë çështje. Drejtori tash e një kohë të gjatë refuzon çdo komunikim me gazetarët e Bujanovaçkes, duke injoruar në fakt qytetarët të cilët kanë të drejtë të dinë pse janë sërish pa ujë, i cili u faturohet rregullisht çdo muaj.
Popullata e komunës së Bujanocit prej vitesh po përballet me mungesa të ujit gjatë verës. Protesta ka pasur edhe para komunës, por përkundër premtimeve të kryetarit të komunës, Nagip Arifi, asgjë nuk ka ndryshuar deri më sot.
Prej ditësh me vapë prej 35 gradësh Bujanocasit dhe banorët e fshatrave përreth mbijetojnë jo vetëm pa ujë të mjaftueshëm, por edhe me tymin toksik nga deponia e qytetit nga zjari i cili ka shpërthyer që nga e diela. Sipas informacioneve të fundit nga vendi i ngjarjes, zjarri ende nuk është shuar plotësisht dhe as nuk po punohet për ta shuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *