Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20. qershor 2024. Qytetarët e Bujanocit që votojnë në vendvotimin 47 (salla e vogël e Shtëpisë së Kulturës) nesër sërish do të shkojnë në zgjedhje lokale, si dhe banorët e fshatit Zhbevcë në vendvotimin e tyre 33. Përsëritja e votimit është veçanërisht e rëndësishme për listat serbe, sepse në këto vendvotime votojnë kryesisht serbët dhe rezultatet do të japin përgjigjen përfundimtare sa i përket ndarjes së mandateve për këshilltarë të Kuvendit lokal
Të drejtë vote kanë gjithsej 1.503 votues, 1.001 në Shtëpinë e Kulturës dhe 502 në Zhbevc.
Më 2 qershor, grupi i qytetarëve të Dr. Stojanoviqit mori më së shumti vota në vendvotimin 47 – 256 nga 550 që ishin në kutinë e votimit, ndërsa në Zhbevc koalicioni rreth SNS-së fitoi mbështetjen e 127 nga 252 banorë të këtij fshati që dolënnë zgjedhje.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se komisioni zgjedhor i ka anuluar zgjedhjet në Qendrën e votimit – salla e vogël në Shtëpinë e Kulturës për shkak se nuk është gjetur fleta e kontrollit, ndërsa arsyeja e anulimit në Zhbevc janë parregullsitë në fletën e kontrollit.
Zgjedhjet tashmë janë përsëritur në vendvotimin 46 –në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe në fshatin Muhovec.
Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e 57 nga 59 vendvotime se si do të shpërndahen 41 vendet e këshilltarëve në Kuvendin lokal ndërsa për numrin e mandateve që do të fitojnë listat serbe do të dihet përfundimisht pas votimit të nesërm.
NESËR SËRISH VOTOHET NË SHTËPINË E KULTURËS DHE NË ZHBEVCË
Bujanovačke20. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostPARTITË SHQIPTARE PA MARËVESHJE: NË TAKIMIN E THIRRUR NGA FRONTI PËR NDRYSHIM NUK SHKON AS PARTIA E ARIFIT
Next PostPAJAZITI: SERBËT DO T’I FTOJ PËR BISEDIME PAS ZGJEDHJEVE TË PËRSËRITURA