Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. qershor 2024. Se listat serbe fituan 13 nga 41 ulëse të Kuvendit lokal, në zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit, për të cilat Bujanovaçke tashmë ka shkruar në mbrëmje, tani e ka konfirmuar edhe Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Pas përsëritjes së sotme të zgjedhjeve në dy vendvotime, në Bujanoc dhe Zhbevc, GQ Dr. Dejan Stojanoviq Meçe fitoi edhe një mandat për këshilltar. Me këtë ai do t’i ketë 5 vende, ndërsa Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut mbetet me një këshilltar më pakë dhe do të ketë 7.
Rezultatet preliminare dhe numrin e ulëseve për këshilltar në Kuvend, pas votimit në të gjitha 59, vendvotime mund t’i shihni në dokumentin e mëposhtëm, të cilin Bujanovaçke e ka marrë nga KKZ-ja.
Siç kemi shkruar tashmë, fitues i zgjedhjeve është Fronti për Ndryshim i opozitës shqiptare me 3494 vota (18,56 për qind) dhe 8 këshilltarë.
Debaklin e përjetoi Partia Demokratike në pushtet e Nagip Arifit, e cila krahasuar me zgjedhjet e mëparshme humbi 50 për qind të votave dhe 4 mandate në Kuvend.
Një parti tjetër në pushtet – Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit konsiderohet humbëse e këtyre zgjedhjeve, sepse nga 3700 vota dhe 8 këshilltarë ra në 2080 dhe në vetëm 5 vende këshilltari.
Në anën tjetër, partneri i koalicionit i Arifit dhe Kamberit, Shqiprim Musliu dhe Lëvizja e tij për Progres Demokratik, arritën rezultatin më të mirë të historisë dhe arritën në 7 vende, nga 4 këshilltarë sa kishin në përbërjen e fundit.
Progresistët dhe Dr. Stojança Arsiq në listën e përbashkët, ndonëse të dytat për nga numri i votave në këto zgjedhje, humbën mbështetjen e 3330 votuesve në krahasim me ose për 6 këshilltar më pak.
GQ Dr. Dejan Stojanoviq Meçe mori pjesë për herë të parë në zgjedhje dhe fitoi 5 mandate për këshilltarë.
KKZ KONFORMON: MUSLIU E HUMB NJË KËSHILLTAR, E FITON DR STOJANOVIQ (REZULTATET)
Bujanovačke22. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostSASHA ARSIQ: KEMI FILLUAR BISEDIMET PËR FORMIMIN E QEVERISJES SË RE
Next PostBUJANOVAÇKE I FTONË QTETARËT TË NA NJOFTOJNË PËR GJENDJEN E FURNIZIMIT ME UJ NË MJEDISET KU JETOJNË