SASHA ARSIQ THOTË SE I JANË VJEDHUR VOTAT, PROCESVERBALET E DEMANTOJNË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25. qershor 2024. – Lideri i listës “Ndryshimi tani – për fshatin tonë, për qytetin tonës”, Sasha Arsiq, pretendon se lista e tij është vjedhur me 42 vota dhe akuzon përpunuesit e të dhënave nga Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) se ia kanë “hequr” votat nga rezultati i përgjithshëm, mirëpo Bujanovaçke, megjithatë, vërtetoi se asnjë nga këto pretendime nuk është i vërtetë. Arsiq na ftoi t’i kontrollojmë pretendimet e tij, gjë që e bëmë duke shqyrtuar procesverbalet nga 59 vendvotimet.
Në dokumentin zyrtar të KKZ-së me rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit, thuhet se lista e Arsiqit ka 601 vota (3,19 për qind), që është absolutisht e saktë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë vjedhje.
Këtë e përcaktuam duke i shqyrtuar të gjitha shënimet dhe duke mbledhur numrin e votave për listën e Arsiqit nga secila prej 59 vendvotimeve. Procesverbali gjendet në faqen e internetit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.
Gjegjësisht, Arsiq pohon se gjatë numërimit të votave i janë hequr 42, dhe se në fakt i ka 643, por votat e tij janë shtuar në lista të tjera. Në deklaratën që ka dërguar në portalin tonë, ai ka akuzuar përpunuesit e të dhënave nga KKZ-së për vjedhje. “Nëse është shqiptar, e kuptoj, dikush ka dashur që partitë shqiptare të kenë më shumë këshilltarë, por nëse informacioni është futur nga një serb, atëherë motivi i tij janë paratë dhe sigurisht jo interesi kombëtar”, ka deklaruar këshilltari i ardhshëm. Arsiq. Ai paralajmëroi ngritjen e kallëzimit penbal dhe kërkesë për përsëritjen e zgjedhjeve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *