Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27. qershor 2024.Jo, ende nuk kemi biseduar me askënd për mazhorancën qeverisëse, çdo kombinim është i mundshëm, sepse tashmë thashë që nuk kemi asnjë vijë të kuqe ndaj askujt – tha Arbër Pajaziti, një nga liderët e Frontit për Ndryshim (FpN) në përgjiegjen e tij dhënë për Bujanovaçke, në pyetjen se nëse janë të vërteta thashethemet sipas të cilave tashmë ka një dakordim mes subjekteve Fronti – Partia Demokratike (PD) Nagip Arifi – SNS – GQ Dr. Dejan Stojanoviq Meçe.
Një aleancë e tillë do të kishte një shumicë komode prej 26 këshilltarësh në kuvend, por do të përfaqësonte shkrirjen e diçkaje që para zgjedhjeve dukej krejtësisht e papajtueshme – opozitari dhe kritiku i ashpër i qeverisë Pajaziti me Arifin, mishërim me qeverisjen e tij , si dhe SNS me grupin e qytetarëve të Dr. , të cilët ishin në shënjestër të përparimtarëve, ndërkohë që as këta nuk prituan të kundërpërgjigjen.
Po ashtu, Arifi do ta shkelte marrëveshjen për koalicion paszgjedhor me partnerët e mëparshëm në pushtet, Shaip Kamberin dhe Partinë e tij për Veprim Demokratik (PVD) dhe Lëvizjen për Progres Demokratik (LPD) të Shqiprim Musliut. Këto tri parti, megjithatë, nuk arritën të fitojnë të paktën 21 vende këshilltarësh, që kërkohet për një shumicë në kuvendin lokal.
Bashkë me dy këshilltarë romë nga lista e udhëhequr nga Adem Salihi, ata mund të kenë deri në 20 këshilltarë, ndërkohë që Arifi këta këshilltar i konsideron si të tijët.
Një këshilltar tjetër i domosdoshëm mund të shtojë edhe Sasha Arsiq, këshilltar i ardhshëm nga lista e Ndryshimi tani – për fshatin tonë për qytetin tonë, i cili tashmë ka thënë se ka nisur negociatat për mazhorancën qeverisëse, pa përmendur individ apo subjekte.
Fronti për Ndryshim ftoi Arifin, Kamberin dhe Musliun për bisedime javën e kaluar, por ata nuk u përgjigjën.
Pajaziti më pas kishte paralajmëruar se do t’i thërrasë edhe përfaqësuesit e listave serbe, ndërsa sot i ka thënë Bujanovaçkes se kjo do të ndodhë pasi Komisioni Komunal i Zgjedhjeve të zyrtarizojë rezultatet e zgjedhjeve.
Miratimi i raportit të përgjithshëm, gjegjësisht shpallja e rezultateve përfundimtare, siç dihet, pritet të premten.
Početna FILLIMI PAJAZITI: ENDE NUK KA KURRFAR MARRËVESHJE PËR QEVERISJE, MIRËPO GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR
PAJAZITI: ENDE NUK KA KURRFAR MARRËVESHJE PËR QEVERISJE, MIRËPO GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR
Bujanovačke27. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostMË I SHTRENJTË KONTROLLIMI TEKNIK PËR TROTINET SE SA PËR VETURË
Next PostSERBIA, KRAHAS SHQIPËRISË, TREGOI LOJËN MË TË KEQE TË FUTBOLLIT NË KE
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.