Bujanoc, 27. qershor 2024. Tmerr e pikëllim në familjen Simiq në Osllarë afër Bujanocit, por fat në këtë fatëkeqësi, meqë rastësisht është shmangur një tragjedi e madhe.
I riu Millosh Simiq po kthente lopët nga kullosa dhe dy prej tyre ngordhën të mërkurën rreth orës 19:30 kur shkelën përçuesit e rrymës që stuhia i kishte shkëputur nga shtylla elektrike.
Suat Memeti – Cuki, kryetar i BL të këtij fshati, thotë për Bujanovaçken se ishte fat që Milloshi nuk ishte pranë këtyre dy bagëtive, por po ecte pas një tufe me pesë lopë po kthehej nga kullosa.
-Menjëherë më kanë thirrur familja Simiq dhe kam njoftuar Stacionin Veterinar të Bujanocit, policinë dhe EPS-in, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për dy lopë të racës Simental me vlerë rreth 4000 euro, thotë Memeti dhe përsëriti se gjithçka përfundoi mirë sepse nuk pati viktima njerëzore.
• Kvalitetno novinarstvo nije besplatno. Za naše ❤️ Bujanovačke, za naše priče 👉 DONIRAJ
