JA SI DHE KU TA PARAQISNI DËMIN E SHKAKTUAR NGA STUHIA

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 27. qershor 2024. – Qytetarët e komunës së Bujanocit, pronat e të cilëve u dëmtuan nga stuhia ditëve të kaluara, nga ora 07:00 deri në ora 14:00 mund të lajmërohen në Shtabin për situata të jashtëzakonshme, në zyrën numër 42. Aplikimet mund të bëhen deri të premten, 28 korrik.
– Është e nevojshme që qytetarët të vijnë në zyrë, të marrin kërkesën dhe ta plotësojnë, të lexojnë kartën e identitetit dhe nëse e kanë të bashkangjisin foto e dëmit të shkaktuar – thanë sot për portalin tonë, përgjegjësit në SHSJ.
Aplikimet kanë nisur të mërkurën dhe në këto dy ditë rreth njëzet qytetarë kanë raportuar dëmin.
– Dëmi është kryesisht në kulturat bujqësore, gjegjësisht gruri, misri, pemishtet dhe vreshtat kanë pësuar dëme më të mëdha. Shumica e qytetarëve kanë ardhur nga Llopardinca, Muhoci dhe Tërnoci– kanë shtuar nga Shtabi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *