KOMUNA: SOT NDAHEN BURSAT PËR STUDENTË DHE NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME

Bujanoc, 28. qershor 2024. – Studentët nga Bujanoci, që marrin bursa nga Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë, sot do t’u paguhet kësti prej 30 mijë dinarë në emër të bursave, njoftoi komuna.

– Komuna e Bujanocit njofton të gjithë studentët që janë fitues të bursave nga Trupi Koordinues dhe që studiojnë në universitetet në Serbi, se kryetari i komunës së Bujanocit sot ka nënshkruar urdhërpagesën për gjithsej 300.000 dinarë, për 10 studentë – thonë nga komuna.

Urdhërpagesa prej 684.000 dinarësh është lëshuar edhe për 114 nxënës të dy shkollave të mesme të Bujanocit të cilët janë përfitues të bursave komunale.

Çdo bursist do të marrë 6000 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *