Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28. qershor 2024. – Se pas katër vitesh pjesëmarrje në pushtetin komunal në Bujanoc, për Partinë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, kalimi në opozitë pas një rezultati të dobët në zgjedhjet lokale është veprim logjik dhe i dëshirueshëm, e konfirmoi për portalin tonë kryesuesi i listës së PVD-së dhe kandidati për kryetar komune, Ragmi Mustafi.
Mirëpo, siç thotë ai, PVD është nënshkruese e marrëveshjes paszgjedhore për qeverisje të përbashkët me partitë e Nagip Arifit dhe Shqiprim Musliu.
– Nuk e kemi problem të dalim në opozitë, përkundrazi. Nga ana tjetër, ne kemi detyrime ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes për Progres Demokratik, sepse respektojmë gjithçka që firmosim. Pra, mund të them se nëse ka nevojë për pjesëmarrjen tonë në qeverisje me partnerët tanë të mëparshëm, pra sipas marrëveshjes që e kemi, ne jemi aty, përndryshe do të jemi opozitë – thotë Mustafi.
Për shkak të rezultateve zgjedhore, në të cilat PVD-ja fitoi më pak vota krahasuar me katër listat shqiptare, Mustafi thotë se shumë pak për mazhorancën qeverisëse varet nga partia e tij.
PVD fitoi 5 vende këshilltari, partia e Arifit 6 dhe partia e Shqprim Musliut 7. Fronti i opozitës për Ndryshim fitoi zgjedhjet me gati 3500 vota dhe 8 këshilltarë. Kujtojmë se në anën serbe grupi SNS mori 7 mandate, GQ i Dr. Stojanoviqit 5 dhe koalicioni i Sasha Arsiqit 1 mandat.
Se a do të zbatohet marrëveshja paszgjedhore e tri partive në pushtet deri më tani, nuk varet vetëm nga nënshkruesit, sepse tri partitë kanë 18 këshilltarë duke iu munguar edhe tre këshilltar të tjerë për ta bërë shumicën. Bujanovaçke tashmë ka shkruar se mund t’u vijnë në ndihmë dy këshilltarët romë, të cilët praktikisht e ruajtën pushtetin disa muaj para zgjedhjeve. Megjithatë, për mazhorancën nevojitet sërish të paktën një votë më shumë.
Previous PostPËRFUNDON PROCESI ZGJEDHOR NË BUJANOC, KKZ SHPALLË REZULTATET PËRFUNDIMTARE
Next PostKOMUNA: SOT NDAHEN BURSAT PËR STUDENTË DHE NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME