Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28. qershor 2024. – Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) sot ka miratuar raportin e përgjithshëm për rezultatet e zgjedhjeve lokale në Bujanoc (dokument), me çka zyrtarisht ka përfunduar procesi zgjedhor sa i përket numërimit, anulimit dhe përsëritjes së zgjedhjeve. Sipas rezultateve përfundimtare, fitues i zgjedhjeve është subjekti shqiptar Fronti për Ndryshim me 3494 vota (18,5 për qind) dhe tetë mandate në Kuvend, listat serbe kanë fituar 13 mandate, shqiptarët 26, ndërsa romët do të kenë 2 këshilltarë në përbërjen e re të Kuvendit.
Nga shpallja e rezultateve përfundimtare, KKZ-ja ka 7 ditë kohë për të nxjerrë vendim për ndarjen e mandateve të kandidatëve për këshilltar, sipas renditjes së listave zgjedhore, bazuar në Ligjin për zgjedhjet lokale.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit i përbërjes së vjetër, Enver Ramadani, do të ketë një afat prej 10 ditësh për të caktuar seancën konstituive.
– Ashtu që seanca të mbahet jo më vonë se 30 ditë nga data e publikimit të vendimit për ndarjen e mandateve – thuhet në nenin 65 të ligjit të përmendur.
Deri në momentin e seancës konstituive duhet të dihet rezultati i të gjitha negociatave për mazhorancën që do të udhëheqë komunën për katër vitet e ardhshme.
Gjithçka për zgjedhjet e Bujanocit mund të lexoni KËTU.
PËRFUNDON PROCESI ZGJEDHOR NË BUJANOC, KKZ SHPALLË REZULTATET PËRFUNDIMTARE
Bujanovačke28. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostBUJANOCI BËHET EDHE ME DY GJYKATËS TË RINJË, KANDIDATËT NGA VRANJA, KRUSHEVCI, BEOGRADI, KULLA...
Next PostMUSTAFI: PVD NUK E KA PROBLEM TË MBETET NË OPOZITË