QEVERISJA E RE NË BUJANOC: SERBËT SOT BISEDOJNË ME LIDERËT SHQIPTARË

Bujanoc, 3.korrik 2024. (Foto nga arkivi) – Përfaqësuesit e listave serbe sot do të bisedojnë për formimin e qeverisjes së re komunale në takime të ndara me grupin fitues shqiptar Fronti për Ndryshim, si dhe me partinë e Shqiprim Musliut, partia e dytë shqiptare për nga numri i këshilltarëve.
Pritet që përfaqësuesit e koalicionit rreth SNS (7 këshilltarë) dhe grupit qytetar dr. Dejan Stojanoviq Meçe (5 këshilltarë) të diskutojnë për shumicën e re qeverisëse me liderët shqiptarë.
Bujanovaçke ka shkruar të martën se pa këshilltarët serbë është pothuajse e pamundur të formohet një qeveri e re komunale.
Arbër Pajaziti, një nga liderët e Frontit për Ndryshim, fillimisht ka paralajmëruar se do të ftojë serbët për të biseduar për këtë çështje.
Takime të tilla ka konvokuar edhe Shqiprim Musliu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *