Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3.korrik 2024. Seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit të Bujanocit duhet të mbahet më së voni deri më 31 korrik. Kryetari aktual i Kuvendit, Enver Ramadani, ka thënë sot për portalin tonë se do ta caktojë seancën brenda afatit ligjor, pa specifikuar një datë konkrete.
Periudha prej 30 ditësh filloi të rrjedhë më 1 korrik, në ditën kur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) e publikoi Aktvendimin për ndarjen e mandateve të këshilltarëve për kandidatët nga listat zgjedhore.
-Nga 1 korriku kam 10 ditë kohë për ta thirrur Kuvendin ndërsa Ligji për zgjedhjet lokale përcakton që seanca të mbahet jo më vonë se 30 ditë nga po kjo ditë. Mund të them se me rastin e caktimit të asaj seance do të prirem nga ligji – tha Ramadani.
Ligji parashikon gjithashtu se seancën konstituive e kryeson këshilltari më i vjetër, përkatësisht Stojança Arsiq (1948) nga lista “Aleksandar Vuçiq – Bujanoci nesër”.
Si më i moshuari, Arsiq gjithashtu kryesoi seancën konstituive në vitin 2020.
Në seancën konstituive konfirmohen mandatet e këshilltarëve të rinj dhe zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e kuvendit.
Pra, ka mbetur më pak se një muaj për marrëveshjen për shumicën e re qeverisëse.
31 KORRIKU, AFATI I FUNDIT PËR SEANCËN KONSTITUIVE TË KK BUJANOC
Bujanovačke4. Jul 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostARRESTIM PËR SHKAK TË DHUNËS NË FAMILJE
Next PostGAZETARË NGA SERBIA DHE KOSOVA VIZITOJNË BUJANOCIN