FRONTI: PARTITË SHQIPTARE SËRISH INJORUAN FTESAT PËR QEVERISJE TË RE ME SERBËT DHE ROMËT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4.korrik 2024. Thirrjes për bisedime mbi formimin e qeverisjes së re në Bujanoc, dërguar nga lista fituese shqiptare, Fronti për Ndryshim, sërish nuk iu përgjigjën tri partive shqiptare – Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit, Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit dhe partia e udhëhequr nga Shqiprim Musliu, gjë të cilën e kishin paralajmëruar edhe dhe Bujanovaçke. Kështu, liderët e Frontit të mërkurën kanë diskutuar për shumicën e re qeverisëse me përfaqësues të listave serbe dhe romëve, ka konfirmuar për portalin tonë Arbër Pajaziti.
– Asnjë nga përfaqësuesit e tri partive shqiptare nuk erdhi në bisedime. Ftesën e kanë marrë PD dhe PVD, ndërsa partia e Musliut as që ka pranuar ta marrë ftesën. Biseduam me SNS-në, GQ Dr. Dejan Stojanoviq, Sasha Arsiq (Ndryshimi tani) dhe përfaqësues të listës rome – tha sot Pajaziti, i cili është kandidat i Frontit për kryetar të komunës.
Në takime të ndara, siç tha ai, partnerëve potencialë iu prezantua koncepti i Frontit për menaxhimin e komunës në katër vitet e ardhshme, bazuar në programin me të cilin ata dolën para qytetarëve dhe fituan zgjedhjet.
– Në ditët në vijim do t’i intensifikojmë takimet për të krijuar sa më shpejt një shumicë të qëndrueshme qeverisëse, e cila buron nga vullneti i qytetarëve – thotë Pajaziti.
Fronti, serbët dhe romët do të kishin shumicën me 23 këshilltarë, nga 21 që janë të nevojshëm.
Në të njëjtën ditë Shqiprim Musliu ka mbajtur një takim me partnerët potencialë, përfshirë listat serbe, por nuk ka bërë asnjë njoftim për këtë. Ai ka marrëveshje paszgjedhore me Arifin dhe Kamberin për vazhdimin e ushtrimit të pushtetit si në 4 vitet e kaluara, por ata fituan vetëm 18 ulëse në Kuvend, kështu që u duhen serbët për shumicë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *