Bujanoc, 3.korrik 2024. Në kuadër të projektit “Inkurajimi i shkëmbimit mediatik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, gazetarë nga Beogradi, Llazarevaci, Prishtina, Mitrovica dhe Presheva kanë vizituar të mërkurën Bujanocin, ku kanë shkëmbyer përvojat e punës bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga BIRN Serbia dhe Internews Kosova, të cilët organizuan një udhëtim të përbashkët të gazetarëve nga të gjitha komunitetet me qëllim të bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndëretnik, si dhe njohjen me burimet e informacionit në Beograd, Vranjë, Bujanoc, Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.
– Ky turne synon të përmirësojë të kuptuarit e gazetarëve për çështjet politike dhe kulturore në rajon, me fokus të veçantë në promovimin e standardeve profesionale, dialogut, pluralizmit dhe marrëdhënieve ndëretnike – thotë Kalina SimiQ nga BIRN.
Në kuadër të karvanit gjashtëditor, dhjetë gazetarë dhe profesionistë të medias do të vizitojnë institucionet publike, organizatat joqeveritare, mediat dhe monumentet e trashëgimisë kulturore në Serbi dhe Kosovë.
Themeluesi dhe redaktori i portalit “Bujanovaçke”, Nikolla Laziq, redaktori i portalit “Folonline”, Jeton Ismaili dhe redaktori i portalit “LuginaLajm”, Agon Islami, kanë folur për gjendjen e mediave në Bujanoc dhe situatën e përgjithshme.
Sfidat me të cilat ballafaqohen në punë, konkurset e manipuluara mediatike, zgjedhjet lokale, largimi i të rinjve nga Bujanoci, diskriminimi i popullatës shqiptare, problemi me pasivizimin e adresave, mosnjohja e diplomave të Kosovës, privatizimi i ndërmarrjeve publike që ende nuk ka filluar, qytetarët e Bujanocit si pengje të raporteve Beograd-Prishtinë …ishin temat që gazetarët e Bujanocit diskutuan me kolegët e tyre nga pjesa tjetër e Serbisë.
Projekti zgjat nga janari 2023 deri në qershor 2025 dhe përfshin prodhim gazetaresk lokal dhe rajonal, hulumtimet dhe analizat e përmbajtjes mediatike lidhur me tema të përbashkëta relevante, shkëmbim të përvojave profesionale dhe personale të gazetarëve nga Serbia dhe Kosova, mini-kurse në gjuhën shqipe dhe serbe, shoqërimin .
Previous Post31 KORRIKU, AFATI I FUNDIT PËR SEANCËN KONSTITUIVE TË KK BUJANOC
Next PostMINISTRI U URON SHQIPTARËVE DITËN E FORMIMIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR