NË AFËRSI TË PRESHEVËS, POLICIA GJENË NË NJË VETURË MË SHUMË SE 12 KG MARIHUANË

Bujanoc, 6.korrik 2024. Mbi 12 kilogramë marihuanë ka konfiskuar policia në fshatin Miratovac afër Preshevës dhe ka arrestuar H.D. (1985) nga afërsia e atij vendi i cili ishte në automjetin në të cilin u gjet lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike.
Ai është arrestuar nga pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe DP Vranjë për shkak të ekzistimit të dyshimitt ë bazuar se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve si bashkëkryes.
Siç thuhet në njoftim, policia ka kontrolluar “pikapin” me targa kroate, në të cilin i dyshuari dhe një person tjetër i kërkuar kanë hyrë në Serbi nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në kargon dhe kabinën e automjetit kanë gjetur disa pako me rreth 12.2 kilogramë lëndë bimore e dyshuar si marihuanë.
Kqyrjen e kanë kryer prokurori publik kujdestar i Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë dhe zyrtarë policorë.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *