SË SHPEJTI NË PUSHIM MJEKËSOR NË MËNYRË ELEKTRONIKE

Bujanoc, Beograd, 9.korrik 2024. Qytetarët e Serbisë deri në fund të vitit duhet të kenë mundësi të marrin shërbimin elektronik të pushimit mjekësor, i cili do t’i lironte pacientët nga obligimi që t’i bartin remitancat për pushim mjekësor tek punëdhënësi, por ato do t’i dërgonin në mënyrë elektronike, shkruan portali Vreme.

E-pushimi mjeksor do të jetë një sistem që do të lidhë punëdhënësit, mjekët dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës.

“Ky sistem do të bëjë të mundur përshpejtimin e të gjithë procesit të pushimit mjekësor, që është realisht një procedurë komplekse dhe përfshin bartjen e dokumentacionit dhe qarkullimin e tyre nëpër sistem dhe mbi të gjitha lehtësimin e pacientëve, ashtu që si i sëmurë që është mos t’ia bart këtë dokumentacion punëdhënësit, por punëdhënësi automatikisht do të ketë njohuri në informacionin e nevojshëm, sikur që në këto të dhëna do të ketë qasje edhe Fondi republikan”, shpjegon për RTS-in Isidora Shmigiq, menaxhere për reformën rregullatore nga NALED.

Ajo thekson se është gjithashtu e rëndësishme që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës të ketë akses në informacionin e nevojshëm në mënyrë që komisionet të shqyrtojnë zgjatjen e mundshme të pushimit mjekësor për më shumë se 30 ditë në rastet kur është e nevojshme.
Siç thotë ajo, receta elektronike, e cila funksionon që nga viti 2019, është një sistem revolucionar sepse vetëm në 18 muajt e fundit ka sjellë kursime mbi 30 milionë euro ndërsa prej kohësh është duke u punuar edhe për aplikimin e e-kartelës.

“Ne presim që zbatimi i plotë i tij të fillojë në fillim të vitit 2026. Aktualisht janë duke u bërë përgatitjet teknike, pra arkitektura, specifikimet etj. Është gjithashtu i nevojshëm harmonizimi i kuadrit ligjor dhe miratimi i disa akteve nënligjore që do të rregullojnë proceset se si do të funksionojë e-kartela dhe që do të mundësojnë lëvizje më të shpejtë dhe më efikase në sistemin shëndetësor, në mënyrë që pacientët të mos kenë nevojë të bëjnë sërish analiza të caktuara. Mjekët e tyre mund të kenë qasje të plotë në historinë e tyre mjekësore, kështu që ne besojmë se do të jetë një përmirësim si për mjekët ashtu edhe për pacientët”, thekson Shmigiq.

Që nga viti 2019, kur u miratua Ligji ekzistues për sigurimet shëndetësore, mjeku i përgjithshëm mund të përshkruajë pushim mjekësor deri në dy muaj, varësisht nga sëmundja dhe shpejtësia e shërimit.

Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, ndër të tjera është shkurtuar periudha e “pushimit mjekësor” të miratuar nga mjeku i zgjedhur nga 60 ditët e mëparshme në 30 ditë, pas së cilës punonjësi referohet në komisionin mjekësor të shkallës së parë që vendos për kursin e mëtejshëm të trajtimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *