Bujanoc, 10.korrik 2024. – Enver Ramadani, ende kryetar aktual i KK-së së Bujanocit, ka mbajtur takime të rregullta me përfaqësuesit e listave zgjedhore që kanë hyrë në Kuvend pas zgjedhjeve të 2 qershorit dhe ka konfirmuar se asnjëri prej tyre deri më tani nuk ka arritur të pajtohet për shumicën, transmeton portali Folonline.
Siç tha ai, temë e takimit ishte caktimi i seancës konstituive brenda afatit ligjor. Ai shtoi se seancën do ta caktojë në periudhën prej 25-30. korrik.
Përfaqësuesit e grupeve politike i kanë thënë se për momentin asnjëri prej tyre nuk ka arritur të pajtohet për një shumicë.
“Në bazë të bisedës konstatohet se në këtë moment nuk ka shumicë që do t’i zgjidhte drejtuesit e kuvendit, në të kundërtën jam i gatshëm ta caktoj seancën më herët”, tha Ramadani.
Siç kemi shkruar disa herë, ekziston vetëm një mundësi teorike që të katër listat që tubojnë shqiptarët, me gjithsej 26 mandate, të formojnë shumicën. Serbët me tri listat e tyre kanë 13 këshilltarë, ndërsa përfaqësuesit rom 2, kështu që është e sigurt që shumica e ardhshme do të jetë multietnike, por aktorët politikë heshtin se cilat grupe mund ta përbëjnë atë.