Bujanoc, 16.korrik 2024. – Nga dita e premte pritet ftohje e lehtë dhe ulje e temperaturave me 3 deri në 5 gradë, ndërsa në dy ditët e ardhshme ekspertët parashikojnë të kalojmë kulmin e valës së të nxehtit.
“Jemi afër fundit të kësaj vale të nxehtit, të premten pritet që temperatura të zbresë për 3 deri në 5 gradë, ndërsa javën e ardhshme temperatura maksimale do të jetë deri në 33 gradë”, tha për RTS meteorologu Goran Mihajloviq.
Temperatura e parashikuar për Bujanoc sot do të arrijë deri në 36 gradë, të mërkurën 37, të enjten dhe të premten rreth 35, ndërsa në fundjavë maksimale deri në 29 gradë.
Ndërsa javën e ardhshme temperaturat do të lëvizin nga 28 deri në 31 gradë.
Në një situatë ku kemi temperatura shumë të larta në përplasjen me një valë të ftohtë, mund të ketë mot me stuhi, gjë që kërkon edhe kujdes nga ana e qytetarëve.