Bujanoc, 31. korrik 2024. – Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, sot pas marrjes së detyrës iu drejtua qytetarëve të komunës me një deklaratë që po e transmetojmë në tërësi.
Të nderuar qytetarë të komunës së Bujanocit,
Sot kam marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës, e cila konfirmoi vullnetin e votuesve të shprehur më 2 qershor.
Të përballur me shumë obligime dhe sfida, ju siguroj se do të jem në shërbimin tuaj sa herë që të jetë nevoja.
Do të përpiqem të gjej kohë dhe të kem kontakt të drejtpërdrejtë me këdo që ka një problem apo shqetësim.
Nëse zgjidhja e problemit nuk varet nga unë, atëherë të paktën një sugjerim dhe këshillë do të jem i hapur për të ofruar për të gjithë.
Mendjemadhësia nuk do të jetë cilësia e udhëheqjes sime, por bujaria dhe mirësia.
Besoj se do të gjejmë mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Për çdo fenomen negativ që hasni në komunë, mos hezitoni të më shkruani mua apo kolegëve të mi.
Unë dhe ata nuk kemi një shkop magjik për të zgjidhur disa probleme të kahershme, por do të bëjmë çmos që gjërat t’i çojmë në një përfundim pozitiv.
Me besim në Zot dhe përkushtim ndaj çdo qytetari.
I juaji, Arbëri
PAJAZITI I DREJTOHET QYTETARËVE: KËTU JAM PËR TË GJITHË JU
Bujanovačke1. Aug 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostARIFI: KAM BËRË PUNË TË MËDHA PËR KOMUNËN E BUJANOCIT
Next PostKryetari i KKSH-së: Protestë popullore e shqiptarëve kundër diskriminimit