Bujanoc, 5. gusht 2024. (Foto nga arkivi) – Të premten ka ndodhur një konfrontim fizik në vendkalimin kufitar të Preshevës kur një banor i Samolicës, në afërsi të Bujanocit, ka sulmuar me shufër metalike I.E., I.B. dhe I.V.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të parakalimit të një autokolone automjetesh. Më pas i dyshuari nga bagazhi i automjetit dyshohet se ka marrë një shufër metalike 40 cm të gjatë dhe një dorezë druri dhe me ta ka goditur trupat e I.E., I.B. dhe I.V., baba, djali dhe vajza nga Shkupi, duke u shkaktuar lëndime të lehta.
Është urdhëruar arrestimi, i dyshuari është marrë në pyetje për veprën lëndim të lehtë trupor, si dhe janë marrë në pyetje të dëmtuarit.
Procedura ndaj të dyshuarit do të vazhdojë.