Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. gusht 2024. Emërimi i menaxhmentit të ri të Ndërmarrjes Publike “Komunalia” në Bujanoc pritet në gjysmën e dytë të gushtit, kur do të mbahet seanca e Kuvendit, tha të hënën kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Driton Rexhepi.
Sipas tij, pas 15 gushtit duhet të presim që institucionet publike vendore të marrin drejtorë të rinj.
Seanca do të shtyhet për shkak të pushimeve të këshilltarëve, shtoi Rexhepi.
Siç mëson Bujanovaçke, në vend të Ruzhdi Halilit, në krye të Komunalisë do të jetë kuadri i koalicionit Fronti për Ndryshim, ose më saktë i subjektit të Rexhepit – “Lëvizja për Bujanoc”, ndërsa ndihmësi i tij i parë do të jetë nga lista Dr. Dejan Stojanoviq nga Grupi i Qytetarëve.
Bujanovaçke më herët ka shkruar se sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës, Biblioteka dhe Farmacia do të merren nga GQ Dr. Dejan Stojanoviq, Qendra për Kulturë dhe Qendra për Punë Sociale, Fronti për Ndryshim, Organizata Turistike do t’i takoj partisë rome, ndërsa Qendra Sportive SNS – së.
Menaxhmentet e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike lokale në Bujanoc kanë vite që veprojnë me ushtrues detyre, ndërsa kuvendi ua zgjat mandatin çdo gjashtë muaj.
SHKARKIMI I DREJTUEVE AKTUAL TË KOMUNALISË DHE DREJTORËT E RINJË PAS 15 GUSHTIT
Bujanovačke6. Aug 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostTURNEU JUBILARË NË OSLLARË, KËTA JANË FITUESIT
Next PostINTENSIFIKOHEN KONTROLLET: TË GJITHË RADARËT DHE INTERCEPTORËT NËPËR RRUGË