Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 6. gusht 2024. Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka përkrahur mbajtjen e protestës së shqiptarëve më 12 gusht, duke thënë se bashkatdhetarët e tij “ende janë pakica më e shtypur dhe më e diskriminuar në vend”.
Kamberi thekson se kështu është edhe pse kanë kaluar 22 vjet nga fillimi i betejës politike për integrimin e shqiptarëve dhe 11 vjet nga hartimi dhe miratimi i Planit 7-pikësh.
Bujanovaçke më herët ka njoftuar se protesta e shqiptarëve kundër, siç thuhet, diskriminimit të kryer ndaj këtij komuniteti nga shteti i Serbisë do të mbahet më 12 gusht në sheshin në Bujanoc, ndërkaq organizator është Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH).
-Pavarësisht përpjekjeve institucionale dhe lobimit ndërkombëtar, krahas angazhimit për ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit, shqiptarët përballen me dyer të mbyllura. Shteti dhe autoritetet në Beograd nuk kanë as vullnet e as plan për të përmirësuar pozitën tonë. Prandaj, është koha të ngremë zërin. Prandaj duhet të protestojmë. Të gjithë së bashku, pa dallim. Si shqiptarët e diskriminuar – tha Kamberi në publikimin e sotëm.
Protesta do të mbahet dy javë pas ndryshimit të qeverisë në Bujanoc dhe largimit të koalicionit të partive shqiptare të udhëhequr nga Nagip Arifi, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Musliu në opozitë.
Previous PostPOLICIA: VETËM PËR DY DITË REGJISTROHEN 8.000 RASTE ME TEJKALIM SHPEJTËSIE
Next PostFURNIZIM I PËRMIRËSUAR ME UJ TË PIJSHËM NË BUJANOC, VENDOSEN DY POMPA TË REJA