BUJANOCASIT JANË TË VETMIT NË SERBI QË PIJNË UJI NGA TUBAT E AZBESTIT, MIRËPO KJO ËSHTË VETËM PJESË E PROBLEMIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. gusht 2024. – Për një furnizim sa më normal me uj të pijshëm në Bujanoc dhe fshatrat përreth do të nevojiten shumë më tepër se dy pompa, të cilat, me urdhër të qeverisë së re, janë instaluar si ndërhyrje emergjente për shkak të gjendjes katastrofike. Ujësjellësi i Bujanocit është në fazën e prishjes, thjesht nuk ka ujë të mjaftueshëm për të gjithë, sepse pusi i fundit është hapur 20 vjet më parë, ndërsa Bujanoci mbase është i vetmi në Serbi që ende pinë ujë nga gypat kanceroz të asbestit, shpjegon për Bujanovaçke një grup i punëtorëve të Komunalisë.
Qeverisja e re dhe menaxhmenti i ri i Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, i cili pritet të emërohet në fund të muajit gusht, para vetes do të ketë një detyrë të vështirë për të riparuar dhe korrigjuar gjithçka që shumë para tyre, që, sa i përket furnizimit me uj në komunë, nuk arritën të bënin ose e bënë gabimisht.
Dhe prandaj lind pyetja se çfarë është më urgjente nga problemet e shumta dhe serioze: tubacionet e asbestit, burimet e rrezikuara, nxjerrja e zhavorit rreth Moravës…
Fakti se qytetarët e komunës së Bujanocit pinë ujin që u vjen përmes tubave kancerogjene të asbestit është shkatërrues dhe i barabartë me krim – ndoshta i vetmi në Serbi.
Edhe tubi kryesor, i cili është bërë nga azbesti me efekt të verifikuar kancerogjen, nuk është ndryshuar që nga viti 1971.
Dy pompat e reja në burimet afër Bujanocit, të instaluara dy ditë më parë, janë një konfirmim se një nga prioritetet e qeverisjes së re është furnizimi me ujë, mirëpo sipas përshkrimit të qartë të ekspertëve të NP Komunalia – pompat janë një fashë në frakturë e hapur.
Se etja nuk do të shuhet kështu, dëshmojnë klithmat e banorëve të kateve të larta të ndërtesave në Bujanoc, banorëve të Lilancës që mbetën të etur gjatë gjithë verës, ndërkohë ankesat vijnë çdo ditë edhe nga fshatrat e zonës së Klenikut, pjesë të Bozhinjevcit, Karadnikut, Srpska Kuqës…
“Pompa të reja kot, ende nuk kemi asnjë pikë ujë gjatë ditës ndërsa faturat na vijnë rregullisht”
“Ne nuk kemi ujë në Lilancë, as ditën e as natën”.
“Tri ditë nuk ka ujë në Klinoc”
“Sejaca është pa uj”

“Nuk ka ujë në Boroc”, janë komentet e qytetarëve të zemëruar që na kontaktojnë përmes aplikacionit tonë në “Njofto Bujanovaçken”.
Nevojitet një rivitalizim i plotë dhe mbi të gjitha profesional i burimeve ekzistuese, por edhe hapja e burimeve të reja, që nuk është bërë prej dy dekadash. Është e nevojshme të mbrohen zonat ku janë burimet, mbi të gjitha nga nxjerrja e zhavorit në Moravë, të cilat parashikojnë probleme të mëdha. Për momentin për shkak të ankesave shumëvjeçare në NP Komunalia dhe pushtetarëve që e kanë toleruar nuk ka ujë të mjaftueshëm për të gjithë, ndërkaq gjendja nuk do të përmirësohet as me 2 e as me vendosjen edhe të 20 pompave – thotë bashkëbiseduesi i Bujanovaçkes.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *