Bujanoc, 9 gusht 2024. – Deputeti Shaip Kamberi ka thënë se dënon çdo gjuhë të urrejtjes, por edhe drejtësinë selektive që zbatohet në Serbi, lidhur me arrestimin e një shqiptari nga Bujanoci për komente në faqen e Bujanovaçkes në Facebook.
Kamberi bëri të ditur se ky arrestim paraqet një lloj presioni para protestës së shqiptarëve të planifikuar për të hënën, më 12 gusht në Bujanoc, nën slloganin “Për identitet dhe dinjitet”.
“Nuk duhet të ketë mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, veçanërisht kur kjo ndodh në një mjedis multietnik si Bujanoci. Mirëpo, kjo ndodh në rrethanat kur në Serbi çdo ditë hasim qindra komente antishqiptare në profilet e mediave të Beogradit, ku albanofobia është bërë e përditshme dhe bartës të albanofobisë shpeshherë janë zyrtarë shtetërorë”, thotë Kamberi.
Siç shtoi ai, arrestimi në Bujanoc është një përpjekje e hapur për të frenuar reagimin e popullit dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve, “për të larguar vëmendjen dhe për të demonizuar protestën dhe kërkesat tona legjitime, të cilat Serbia i pranoi zyrtarisht duke nënshkruar tre marrëveshje me përfaqësuesit e shqiptarëve (2001, 2009 dhe 2013)”.
Për shkak të komenteve në faqen tonë në FB, S.L u arrestua me dyshimin se ka kryer veprën e Nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore, fetare dhe intolerancës. Ai akuzohet se më 8 gusht ka shkruar komentin “Vetëm arma e zgjidh problemin në Bujanoc, çfarë protestash, çfarë bakraçi” në tekstin “Studentët bëjnë thirrje për protestë të shqiptarëve në Bujanoc”.
Ai u dërgua në mbajtje prej 48 orësh.
Početna FILLIMI KAMBERI DËNON ARRSTIMIN, POR EDHE KOMENTET ME GJUHËN E URREJTJES NË PROFILIN E BUJANOVAÇKES NË FACEBOOK
KAMBERI DËNON ARRSTIMIN, POR EDHE KOMENTET ME GJUHËN E URREJTJES NË PROFILIN E BUJANOVAÇKES NË FACEBOOK
Bujanovačke10. Aug 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostSPECIALISTËT MË TË MIRË TË SËMUNDJEVE VASKULARE NË NJË VEND! CAKTONI TERMIMIN PËR VIZITA
Next PostBUJANOCASIT JANË TË VETMIT NË SERBI QË PIJNË UJI NGA TUBAT E AZBESTIT, MIRËPO KJO ËSHTË VETËM PJESË E PROBLEMIT