PËRFUNDON PROTESTA E SHQIPTARËVE, TË NJËJTAT KËRKESA NDAJ BEOGRADIT

Bujanoc, 12 gusht 2024. – Pa incidente dhe në prani të disa qindra qytetarëve në Bujanoc përfundoi protesta shqiptare “Për identitet dhe dinjitet”.
Të tubuarit mbanin flamujt e Shqipërisë dhe SHBA-së, ndërsa tubimi filloi me himnin kombëtar të Shqipërisë dhe një minutë heshtje për të rënët e UÇPMB-së.
Në fund të takimit u miratua një deklaratë me të cilën kërkohet nga autoritetet në Beograd zbatimi dhe respektimi i tri marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve, me theks të veçantë në planin 7-pikësh të vitit 2013, që përkon me integrimin e shqiptarëve.
Kërkesa kryesore e dërguar nga protesta ka të bëjë me ndalimin e pasivizimit të vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë, njohjen e diplomave nga universitetet e Kosovës, tekstet në gjuhën amtare për nxënësit e shkollave të mesme, praninë më të madhe të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike shtetërore, vëmendje më e madhe e komunitetit ndërkombëtar…




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *