MITROVIQ, TRUPI KOORDINUES: PROTESTA E SHQIPTARËVE KA PËR QËLLIM DESTABILIZIMIN E REGIONIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 gusht 2024. Bujanoc, 12 gusht 2024 – Pas protestës së sotme të shqiptarëve në Bujanoc, ka reaguar edhe Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për tri komuna në jug të Serbisë, ndërsa kumtesën e tij po e tranmetojmë në tërësi.
Tubimi i sotëm paraqet keqpërdorim të shqiptarëve nga jugu i Serbisë për të shkaktuar tensione të reja dhe destabilizimin e rajonit.
Në tubim, Shaip Kamberi ka akuzuar shtetin e Serbisë për diskriminim ndaj shqiptarëve, duke pretenduar se ata janë të përfaqësuar në mënyrë të pamjaftueshme në institucionet shtetërore.
Këto pretendime janë të pasakta sepse, për shembull, në vitin 2023, 25 nga 45 punëtorë të sapopunësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc ishin shqiptarë. Gjithashtu, vitin e kaluar në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjë janë punësuar edhe dy mjeke nga Bujanoci.
Sa i përket arsimit, janë siguruar tekste të kompletuara për arsimin fillor në gjuhën shqipe dhe pritet miratimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar për të filluar procedurën e botimit së teksteve për arsimin e mesëm.
Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar vendim për renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Luçan, komuna e Bujanocit.
Plani 7-pikësh i miratuar nga Qeveria e Serbisë në qershor 2013, i cili parashikonte bisedime me përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, u ndërpre nga Riza Halimi, asokohe deputet në Kuvendin e Republikës së Serbisë, i cili ishte përfaqësuesi politikë i shqiptarëve, në nëntor të po atij viti.
Përkundër disa thirrjeve të pasuksesshme të Qeverisë së Serbisë për vazhdimin e dialogut, përmes Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shqiptarët nuk iu përgjigjën, e në ndërkohë u ndërtua maternitei jashtëspitalor në Preshevë dhe pallati i Departamentit të Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc në vitin 2015, të cilat ishin kërkesat e tyre nga Plani 7-pikësh.
Arsyeja e vërtetë e tubimit të sotëm nuk është rrezikimi i të drejtave të shqiptarëve, por largimi i Shaip Kamberit, Nagip Arifit dhe Shqiprim Musliut në opozitë në komunën e Bujanocit.
Gjatë kohës që ishin në pushtet, ata nuk treguan interes për zgjidhjen e problemeve lokale të bashkëqytetarëve të tyre.
Prandaj, ky tubim është një përpjekje tjetër për të destabilizuar rajonin nën drejtimin e regjimit të Prishtinës, nën patronazhin e drejtpërdrejtë të Albin Kurtit.
Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e përgjithshëm të këtyre komunave dhe të gjithë qytetarëve të tyre, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe politike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *