Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13 gusht 2024. Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, tha se dënon në mënyrë të ashpër mbishkrimin “Vdekje Shiptarëve”, i cili u shfaq sot në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
“U bëj thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë në përputhje me ligjin dhe kompetencat e tyre”, tha Mitroviq.
Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë në Bujanoc që të ushtrojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përhapjen e gjuhës së urrejtjes.
– Qoftë për pushtetin e kaluar apo aktual në nivel komunal, bëj thirrje për vetëpërmbajtje, pa gjuhë të urrejtjes ndërmjet komuniteteve etnike, por të vazhdojmë të punojmë së bashku në çdo segment të jetës në frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe për të ngritur nivelin e besimit ndëretnik – thotë Mitroviq.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…