SEANCA E PARË E KËSHILLIT KOMUNAL: PEZULLIMI I PUNIMEVE PËR SHKAK TË GJENDJES SË KEQE FINANCIARE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14 gusht 2024. Gjendja financiare në Komunë nuk është aspak e mirë, tha të mërkurën kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, në seancën e parë të Këshillit komunal. Prandaj këshilli mori vendim që të pezullohen të gjitha punimet në projekte për një muaj.
– Situata financiare nuk është e mirë. Do t’i pezullojmë punimet derisa të bëjmë analizën e buxhetit, ta analizojmë realisht situatën dhe të shohim se çfarë dhe si të veprohet – tha Pajaziti.
Ai shtoi se autoriteteve mbikëqyrëse do t’u kërkohet të urdhërojnë të gjithë kontraktorët të pezullojnë punën.
Kjo vërtetoi për të satën herë atë që shkroi Bujanovaçke se qeveria e kaluar e udhëhequr nga Nagip Arifishkaktoi kaos buxhetor dhe i la trashëgimtarët me arkën komunale pothuajse të zbrazët.
Në Komunën e Bujanocit është konfirmuar se pagat e muajit korrik janë vonuar edhe për punëtorët e Administratës komunale, por edhe për të punësuarit në institucionet publike, pasi nuk ka para në buxhet.
Kjo nuk është vonesa e parë, por punëtorët kanë pritur pagat si zakonisht gjatë muajve të fundit të qeverisjes së koalicionit mbarëshqiptar. Dora e shpëtimit erdhi në formën e një transferimi të rregullt nga niveli i republikës prej rreth 25 milionë dinarë.
Në seancën e tij të parë, Këshilli komunal emëroi Selami Mustafën për ushtrues të detyrës së kryeshefit të Administratës komunale.
U emëruan edhe anëtarë të rinj të komisionit të prokurimit publik, komisionit të monitorimit të investimeve, komisionit të ankimimit. Përbërja e këtyre komisioneve është përcaktuar, siç tha kryetari i komunës, me marrëveshje koalicioni.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *