SHPËRTHEJNË ZJARRE TË TJERA RRETH BUJANOCIT, I NEVOJSHËM ANGAZHIMI I USHTRISË

Bujanoc, 14 gusht 2024. (Foto nga arkivi) – Zjarri që shpërtheu dje në afërsi të lagjes së re në Bujanoc u shua për më pakë se gjysëm ore, mirëpo zjarret kanë shpërthyer në Boroc dhe Novo Sellë si dhe në zonën e Dobrosinit, tha sot për portalin tonë, Ali Asllani – kryeshef i Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.
– Jemi duke menduar se cilat forca të angazhohen në Boroc dhe Novosellë, por për momentin nuk mund të japim asnjë informacion, me siguri do të përfshihen zjarrfikësit dhe banorët lokal, ndoshta do të përfshihet edhe ushtria – tha ai.
I PËRDITËSUAR: Në orën 14:30, Asllani njoftoi portalin tonë se është miratuar angazhimi i pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë për shuarjen e zjarreve pranë Dobrosinit dhe Borocit.
Kujtojmë se të martën në territorin e komunës së Bujanocit ka pasur së paku tetë zjarre të hapura, ndërsa më kritike ka qenë në Dobrosin, Bilaç, Bratosellc, Samolic dhe Sejacë, për të cilat kemi shkruar më herët sot.
– Në Bilaç, përveç zjarrfikësve nga Bujanoci, kemi pasur ndihmën e banorëve të fshatit dhe kryetarit të bashkësisë lokale, të cilët vetë janë organizuar dhe kanë fikur zjarrin. Deri në mesnatë gjithçka ishte shuar, madje për gati se një orë e gjysmë atje ishte edhe kryetari i komunës – tha më herët Asllani për portalin tonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *