Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 14 gusht 2024. – Zjarret që kanë shpërthyer të martën pasdite në fshatrat Bilaç dhe Sejacë të Bujanocit janë shuar në orët e mbrëmjes dhe për momentin nuk ka njoftime të reja, por pritet që të ketë të tjera gjatë ditës, tha kryshefi i Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, Ali Asllani.
– Të martën kemi pasur të paktën tetë zjarre në ambiente të jashtme, dhe më kritike kanë qenë në Dobrosin, Bilaç, Bratosellc, Samolicë dhe Sejac. Në Bilaç, përveç zjarrfikësve nga Bujanoci, kemi pasur ndihmën e banorëve dhe kryetarit të bashkësisë lokale, të cilët vetë janë organizuar dhe kanë shuar zjarrin. Deri në mesnatë gjithçka ishte shuar, madje edhe kryetari i komunës ka qenë atje për rreth një orë e gjysmë – thotë Asllani.
Në Sejac, shton ai, ndihma në shuarje ka ardhur nga Vranja dhe Trgovishta, pasi komuna e Bujanocit nuk ka mjaftueshëm zjarrfikës.
– Në Dobrosinë ka ende probleme, sepse terreni është i pasigurt për shkak të mbetjeve të mjeteve shpërthyese, ndaj nuk guxojmë të dërgojmë njeri – thotë ai.
Ai tregon se më e rëndësishmja është se nuk ka pasur dëmtime në objekte.
– Në Sejac nga zjarri u dëmtuan shtatë shtylla elektrike, por drejtori i Elektrodistribucionit u organizua për të rregulluar gjithçka, kështu që tashmë po punohet dhe do të vendosen shtylla të reja.
Početna FILLIMI ZJARRËFIKËSIT DHE QYTETARËT NË TË NJËJTËN DETYRË: SHUHEN ZJARRET NË PESË LOKACIONE NË ZONËN E BUJANOCIT
ZJARRËFIKËSIT DHE QYTETARËT NË TË NJËJTËN DETYRË: SHUHEN ZJARRET NË PESË LOKACIONE NË ZONËN E BUJANOCIT
Bujanovačke14. Aug 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostSEANCA E PARË E KËSHILLIT KOMUNAL: PEZULLIMI I PUNIMEVE PËR SHKAK TË GJENDJES SË KEQE FINANCIARE
Next PostEDHE ZYRTARISHT, SELAMI MUSTAFA KRYESHEFI I RI I ADMINISTRATËS KOMUNALE BUJANOC