Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 16 gusht 2024. Në shkollën e mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc në afatin e parë dhe të dytë të regjistrimit janë regjistruar 73 nxënës nga 112 vende të disponueshme. Raundi i tretë i regjistrimit është të enjten dhe të premten (22 dhe 23 gusht) ndërsa do të mbahet në vetë shkollën, e cila ka 40 vende të lira, kryesisht në degën e teknikut të robotikës industriale.
Nga pesë profilet arsimore, aq sa ka në shkollën e mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, më së shumti vende të lira kanë mbetur në profilin e teknikut për robotikë industriale (17), pasuar me 10 vende të lira për kamarier dhe me 9 vende te lira për profilin shef i kuzhinës.
Në kursin e teknikut financiar-kontabilitet kanë mbetur edhe 4 vende, ndërsa për profilin infermier-edukatore vendet janë plotësuar që në afatin e parë të regjistrimit.
Shkolla e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar 139 nxënës nga 196 vende të disponueshme. Në raundin e dytë nuk ka pasur regjistrime të reja, kështu që numri i vendeve vakante për raundin e tretë ka mbetur i pandryshuar dhe është 57. Më së shumti vende të lira janë tek tekniku i kontrollit kompjuterik (CNC), makineri (22), në profilin për tregtar 21 dhe në elektroteknik për kompjuterë 14 vende të lira.