POLICIA: JEMI NË KËRKIM TËPERSONIT QË KA SHKRUAR MESAZHIN KËRCËNUES

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15 gusht 2024. Policia ende është duke punuar në zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe gjetjen e personit që para dy ditësh kishte shkruar “Vdekje shqiptarëve” në parkingun e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, kanë thënë sot për Bujanovaçke, nga MPB.
– Pjesëtarët e policisë në Bujanoc, më 13 gusht të këtij viti, kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit se në parkingun e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, me shkronja latine ishte shkruar mbishkrimi “Vdekje shqiptarëve”. Është kryer hetimi dhe me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, policia vazhdon të punojë në zbardhjen e të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe gjetjen e autorit – thuhet në përgjigjen e MPB-së, në pyetjen e Bujanovaçkes nëse janë identifikuar autorët e këtij rasti.
Mbishkrimi “Vdekje shqiptarëve” u dënua pothuajse nga të gjithë politikanët lokal, por edhe nga Misioni i OSBE-së në Serbi.
Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët politikë në Bujanoc ndërsa ka kërkuar reagim të organeve kompetente.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, me këtë rast tha se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *