Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16 gusht 2024. – Sipas lexuesve dhe qytetarëve nga vendi i ngjarjes, që na njoftojnë përmes aplikacionit Njofto Bujanovaçken, mëngjesin e së premtes sërish shpërthen zjarri në deponinë në afërsi të Bujanocit. Zjarri i ri dhe rihelmimi i qytetarëve me tym helmues ka ndodhur edhe përkundër njoftimeve të pushtetit komunal se punëtorët e NP “Komunalia” do të jenë pa pushim në detyrë në deponi për të parandaluar zjarrvënien. Megjithatë, ndryshe nga zjarrvëniet e mëparshme, menjëherë në deponi u dërguan cisterna me uj për shuarjen e zjarrit, ndërkaq autoritetet janë në pritje të një raporti nga kamerat e vëzhgimit të vendosura atje.
“Përsëri po digjet, dërgova një cisternë dhe një ekskavator, po vjen edhe “Shera beton”, makineritë e së cilës po hedhin dheun”, tha për Bujanovaçke, kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti*.
Kanë kaluar vetëm 10 ditë nga zjarri i fundit.
Kryeshefi i Shtabit të komunës për situata emergjente, Ali Asllani, i tha Bujanovaçkes se punëtorët e Komunalisë tashmë janë dërguar në deponi për të shuar zjarrin.
I pyetur nëse ka pasur kujdestari gjatë natës sipas, urdhërit të Komunës dhe si ka ardhur deri te zjarri nëse dikush ka kujdestaruar atje, Asllani tha se do të konstatohet shpejt.
– Nuk e kuptoj se si ka mundur të ndizet nëse do të kishte njerëz në detyrë. Aty tashmë janë vendosur tri kamera, do të shohim se çfarë dhe si ka ndodhur – thotë kryeshefi i Shtabit.
Në fund të muajit pritet të zëvendësohet stafi aktual drejtues në Komunali, i udhëhequr deri më tani nga Ruzhdi Halili, i cila për katër vitet e kaluara nuk arriti t’i delë mbanë me zjarret në deponi, duke bërë që qytetarët të përjetojnë agoni.
Është e qartë se në rastin e ndërmarrjes komunale, qeveria e re nuk duhet të priste asnjë minutë.
*Deklarata e Pajazitit është futur më vonë pas publikimit të tekstit.