Bujanoc, 22 gusht 2024. – I kuptuam mesazhet nga protesta e shqiptarëve të 12 gushtit për, siç thonë ata, diskriminim ndërsa tani ato nga Shqiprim Musliu – deri para pak kohësh nënkryetar i komunës dhe partneri i koalicionit Shaip Kamberi – na janë përcjellë lakuriq, i cili tha se Bujanoci është pjesë e Kosova dhe se serbët nëse duan të jetojnë këtu duhet të të pajtohen me këtë realitet, thotë për Bujanovaçke, Nenad Mitroviq, kryetar i Bordit lokal të SNS për Bujanoc dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për tri komunat.
“I them Musliut se Bujanoci asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e Kosovës”, ka shtuar Mitroviq.
Sipas tij, nga deklarata e Shqiprim Musliut duket qartë se arsyeja e protestës nuk është gjoja diskriminimi ndaj shqiptarëve, por ideja e prishjes së marrëdhënieve ndëretnike në Bujanoc.
“Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që sjellin frikë dhe trazira te qytetarët, prishin bashkëjetesën dhe që mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin”, thotë Mitroviq.
Bujanoci, përkujton ai, më 30 korrik mori një qeveri autentike multietnike, e cila do të punojë në ndërtimin e besimit, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe gjithçka për përparimin e Bujanocit, qytetarët e të cilit meritojnë një jetë dinjitoze në shekullin e 21-të.
“Vetëm marrëdhëniet e mira ndëretnike garantojnë përparimin dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve, ndërsa deklarata e Shqiprim Musliut dhe të ngjashme sigurisht që nuk kontribuojnë në këtë, por sjellin trazira dhe frikë te qytetarët”, përfundon Mitroviq.
Ai përsëri dënoi gjuhën e urrjetjes që përmbajnë mbishkrimet kundër shqiptarëve, të cilat brenda një jave u shfaqën në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe u bëri thirrje organeve kompetente që t’i zbulojnë keqbërësit dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.
Početna FILLIMI MITROVIQ: DEKLARATA E SHQIPRIM MUSLIUT MBJELLË FRIKË DHE SHQETËSIM TE TË GJITHË QYTETARËT E BUJANOCIT
MITROVIQ: DEKLARATA E SHQIPRIM MUSLIUT MBJELLË FRIKË DHE SHQETËSIM TE TË GJITHË QYTETARËT E BUJANOCIT
Bujanovačke22. Aug 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostNË BEOGRAD PO NDËRTOHET STACION I AUTOBUSËVE VETËM PËR JUGORËT
Next PostPAMJE E SHËMTUAR NË QENDËR TË QYTETIT: PO NA THONË QË MBETURINAT T’I MBLEDHIN ATA QË I KANË HUDHUR (VIDEO)