Bujanoc, Beograd 22 gusht 2024. Kamionëve u ndalohet zyrtarisht të parakalojnë në disa seksione të autostradave në Serbi, përfshirë edhe seksionin që shoferët nga Bujanoci dhe rrethina e përdorin më shpesh. Siç theksoi ministri i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq, nga e mërkura në seksionet e përmendura më nuk lejohet tejkalimi i kamionëve, si dhe i automjeteve të udhëtarëve.
Ndalimi për parakalim në Korridorin 10, në pjesën që shpeshherë e shfrytëzojnë vozitësit nga Bujanoci, vlen nga kryqëzimi i Predejanës deri në kryqëzimin e Vlladiçin Hanit dhe në zonat e urës në Luginën e Xhemit o dhe Vërllas.
– Kemi vendosur shenja të komunikacionit që paralajmërojnë drejtuesit e kamionëve për pjesët ku parakalimi është i ndaluar. Ne duam të zhdukim vesin e keq të shoferëve të kamionëve, të cilët duke tejkaluar rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve – theksoi Vesiq.
Ndalimi i parakalimit për kamionë është i shënuar qartë me sinjalistikë të komunikacionit dhe është vendosur në disa pjesë të autostradave, shtoi ai.
Bëhet fjalë për seksionet nga kryqëzimi i Beogradit deri te kryqëzimi në Bubanj Potok, pra në unazën rreth kryeqytetit, si dhe për pjesën nga kryqëzimi i Kovilit deri në kryqëzimin Beshka, në zonën e urës së Beshka, mbi Danub.
Ai shton gjithashtu se ndalimi vlen edhe për seksionin e autostradës E-75 nga kryqëzimi i Stara Pazovës deri në kryqëzimin e Pozharevcit, si dhe nga kryqëzimi i Predejanës deri në kryqëzimin Vladiçin Hanit, në zonat e urave Lugina e Xhemit dhe Vërlla. Kamionëve u ndalohet parakalimi edhe ndërmjet kryqëzimit të Surçit – jug dhe kryqëzimit Ub, nga kryqëzimi i Shimanovcit në kryqëzimin e Beogradit, si dhe ndërmjet kryqëzimit të Hërtkovcit deri në Shabac, domethënë deri në fund të rrugës së ndërtuar për shpejtësi të lartë.
NË SEKSIONIN RRUGOR AFËR BUJANOCIT KAMIONËVE U NDALOHET PARAKALIMI
Bujanovačke22. Aug 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostMINISTRI GLISHIQ NË BUJANOC, TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E QEVERISJES SË RE
Next PostNË BEOGRAD PO NDËRTOHET STACION I AUTOBUSËVE VETËM PËR JUGORËT