Bujanoc, Prishtinë, 22 gusht 2024. – Modeli i urbanizmit, infrastrukturës dhe organizimit të ngjarjeve kulturore ishte tema kryesore e bisedës mes kryetarit të Prishtinës dhe kolegut të tij nga Bujanoci, Arbër Pajaziti.
Përparim Rama ka pritur sot Pajazitin, për të cilin ky ishte takimi i parë zyrtar jashtë Bujanocit.
“Me njeriun e parë të kryeqytetit të Kosovës kemi biseduar për modalitetet e bashkëpunimit që do të ishin të zbatueshme edhe për ne. Në infrastrukturë, Prishtina po kthehet në një metropol të mirëfilltë, ndërsa në organizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore të përmasave ndërkombëtare nuk mbetet aspak prapa”, tha Pajaziti.
Ishte shumë e dobishme për mua, siç tha ai, të dëgjoja ide kreative të dorës së parë për shndërrimin e vendbanimeve në zona të vërteta urbane.
“Zoti Rama e pranoi me kënaqësi ftesën që së shpejti të jetë mysafiri ynë në Bujanoc, duke premtuar se do të mbështesë realizimin e një projekti shumë të rëndësishëm si dhuratë për qytetarët tanë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…