Bujanoc, 23 gusht 2024. – Sot në orën 16:00 skadon afati për konvertimin e patentë shoferëve të Serbisë në ato të Kosovës dhe vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës. Pas kësaj, shoferët me vendbanim në Kosovë, të cilët drejtojnë automjet me patentë të lëshuar në Serbi, do të paguajnë gjoba.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale për Veriun e Kosovës, Veton Elshani, tha se deri dje janë bërë mbi 6300 kërkesa për konvertimin e patent shoferëve të lëshuar nga Serbia për serbët e Kosovës, në patent shofr RKS.
Në një prononcim për RTK-në, ai ka thënë se sot në ora 16 skadon afati për konvertimin e patentë shoferëve.
Ai ka bërë të ditur se pas skadimit të afatit do të veprojnë në përputhje me ligjin, gjegjësisht ata që kapen duke vozitur me ato patentë do të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.
Procesi i konvertimit të patentë shoferëve ka nisur më 9 maj.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…