Bujanoc, 27 gusht 2024. Nismat Qytetare (NQ) kanë shpallur konkurs për për projekte që kanë për qëllim inkurajimin e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc. Afati i aplikimit është 31 tetori dhe fondet totale të akorduara për mbështetjen e projekteve arrijnë në 80.000 paund britanik. Mbështetja financiare për grante individuale nuk do të kalojë shumën prej 10.000 £ për organizatat që aplikojnë në mënyrë të pavarur, ose 15.000 £ për organizatat që aplikojnë në partneritet të dy ose më shumë organizatave.
Nisma thekson se fokusi është në mbështetjen e të rinjve shqiptarë në tejkalimin e problemeve specifike me të cilat përballen, përmirësimin e zhvillimit të tyre profesional, nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndëretnik dhe forcimin e organizatave të shoqërisë civile, me qëllim përfaqësimin më të mirë të nevojave dhe të drejtave të të rinjëve.
“Qëllimi i programit të granteve është të mbështesë organizatat e shoqërisë civile në inkurajimin e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve shqiptarë në shoqëri, përmes fokusimit në objektivat kyç të Planit Shtatë Pikash nga këndvështrimi i të rinjve. Duke fuqizuar organizatat lokale që të përdorin lidhjen e tyre me komunitetin dhe të kuptuarit e sfidave dhe nevojave lokale, ne duam të krijojmë një mjedis ku të rinjtë shqiptarë marrin pjesë aktive në ngjarje sociale dhe ku zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet. Në këtë mënyrë, organizatat lokale do të luajnë një rol kyç në zvogëlimin e diferencës midis masave të miratuara të politikave publike dhe zbatimit aktual të tyre, duke kontribuar në një zbatim më efektiv të planit”, thanë nga GQ.
Thirrja është e hapur për organizatat e shoqërisë civile që mund të aplikojnë në mënyrë të pavarur ose në partneritet me organizata të tjera, ku të gjithë partnerët duhet të jenë të regjistruar sipas ligjeve të këtushme (në rastin e OSHC-ve) ose të veprojnë në territorin e Republikës së Serbisë (në rastin e grupeve joformale). Nëse organizata aplikon në mënyrë të pavarur, ajo duhet të jetë nga territori i komunës së Preshevës apo Bujanocit. Nëse dy ose më shumë organizata aplikojnë në partneritet, të paktën një organizatë nga konsorciumi (qoftë udhëheqësi ose partneri) duhet të jetë nga komuna e Preshevës ose Bujanocit.
Afati i aplikimit është 31 tetori, ndërsa kohëzgjatja e projektit mund të jetë së paku tre muaj. Të gjitha projektet e propozuara duhet të përfundojnë më së voni deri më 28 shkurt 2025.
NISMAT QYTETARE: 80.000 FUNTA PËR PROJEKTET NË BUJANOC DHE PRESHEVË
Bujanovačke27. Aug 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPVD: MITROVIQ, KAMBERI ËSHTË DEPUTET POPULLOR PËR TË PËRFAQËSUAR SHQIPTARËT
Next PostKAMBERI KËRKON NGA BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE DHE AMBASADAT REAGIM KUNDËR GJUHËS SË URRJETJES NDAJ SHQIPTARËVE