Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3 shtator 2024. (Foto Mitiq dhe Salihu) – Ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit në Farmacinë publike të Bujanocit, Dejan Mitiq (42) të martën ka marrë detyrën nga paraardhësi i tij Valbon Salihu dhe ka paralajmëruar se do të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar farmacinë publike nga një krizë e gjatë.
– Do të punojmë me vendosmëri dhe çdo ditë që Farmacia e qytetit, një institucion me traditë dekadash, të ngrihet sërish në këmbë, ia kemi borxh qytetarëve. Premtoj përkushtim maksimal, si vetes si drejtor, ashtu edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi”, ka thënë Mitiq për Bujanovaçke.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se Mitiq është anëtar i stafit të GQ Dr. Dejan Stojanoviq Meçe. Për ushtrues detyre i drejtorit të Farmacisë është emëruar në seancën e Kuvendit, të 29 gushtit.
Mitiqi është nga Bujanoci dhe me profesion është ekonomist i diplomuar.
Ai ka ardhur në krye të Farmacisë në periudhën e krizës më të madhe në këtë institucion, e cila është reflektuar me vonesa të pagave për punëtorët dhe furnizim të dobët.
Kriza filloi që para disa vitesh me ç’rast barnatoret publike dhe private i nënshtreohen kushteve të njëjta në treg, kështu që tani Barnatorja në Bujanoc mbijeton ekskluzivisht prej subvencioneve nga Komuna.
Sipas informacioneve të fundit në Farmacinë e qytetit janë të punësuar 11 punëtorë.