Bujanoc, Prishtinë, 6 shtator 2024. (Foto: Kosovonline) – I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kryenegociatorin e Prishtinës, Besnik Bislimi, tha se në atë takim është diskutuar për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, urën mbi lumin Ibër si dhe për datën e takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, shkruan portali Kosovo-online.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka informacione se Serbia do të tërhiqet nga Marrëveshja e Ohrit, Lajçak tha se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët.
“Marrëveshja e Ohrit është juridikisht e obligueshme dhe ne jemi duke punuar në zbatimin e saj. Asnjëra palë nuk është tërhequr dhe po bisedojmë me të dyja palët, me Serbinë dhe Kosovën, për të përshpejtuar zbatimin”, tha Lajçak.
Siç ka thënë ai, Serbia e ka tërhequr letrën nga dhjetori i vitit 2023. në të cilën ajo u shpreh se nuk do të zbatojë ato pjesë të Marrëveshjes së Ohrit që kërcënojnë interesat kombëtare të Serbisë.
“Letra është tërhequr. Ka pasur disa deklarata që nuk kanë qenë të dobishme, por marrëveshja është plotësisht e vlefshme në tërësinë e saj dhe më shumë se kaq…Dhe si e tillë, marrëveshja është pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka rëndësi të dyfishtë”, tha Lajçak.
Sa i përket asaj se kur është caktuar takimi ndërmjet negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Lajçak tha se është arritur një dakordim, por se ende nuk është koha për ta shpallur atë.
“Ne kemi biseduar për këtë, kemi një dakordim, por nuk do ta shpallim ende”, ka përfunduar Lajçak.
Početna FILLIMI LAJÇAKU NË PRISHTINË: MARRËVESHJA E OHRIT ËSHTË JURIDIKISHT I OBLIGUESHËM PËR DY PALËT
LAJÇAKU NË PRISHTINË: MARRËVESHJA E OHRIT ËSHTË JURIDIKISHT I OBLIGUESHËM PËR DY PALËT
Bujanovačke6. Sep 2024.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous PostTA APSTROJMË BUJANOCIN! HIQEN EDHE DEPONITË TE MOTELI
Next PostNË SHËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC TRI LLOJE TË KONTROLLEVE PARANDALUESE FALAS, PA TERMIN