Bujanoc, 6 shtator 2024. Qytetarët e Bujanocit të dielën (8 shtator) në Shtëpinë e shëndetit do të mund t’i kryejnë tre lloje kontrollesh parandaluese falas.
Sipas drejtoreshës, dr. Daliborka Pavlloviq, marrja e mostrave të gjakut bëhet në orët e mëngjesit në laborator për markerët tumoralë, përkatësisht proteina alfa feto, CEA, Ca19-9, si dhe përcaktimi i sheqerit në gjak me analizë të plotë të gjakut.
Në Departamentin e Radiologjisë do të kryhen ekzaminime ekografike të abdomenit si dhe rëntgen të mushkërive për ata mbi 50 vjeç me histori të gjatë duhanpirjeje.
Në ordinancën e Përgjithshme kryhen ekzaminime sistematike të përgjithshme dhe më të vegjlit nuk harrohen, ndaj në Repartin e Fëmijëve bëhen ekzaminime sistematike të fëmijëve parashkollorë dhe shkollorë.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

