Bujanoc, 4 shtator 2024. – Nisma qytetare ka hapur thirrjen për programin e praktikës në institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në Beograd, i dedikuar për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci. Programi ofron një mundësi për të rinjtë e moshës 20 deri në 35 vjeç për të fituar përvojë në punën me organet parlamentare dhe qeveritare në Beograd.
Praktika zgjat nga 2 deri në 5 muaj, me një fillim fleksibël nga tetori 2024. Të rinjve do t’u sigurohet strehim falas, transport dhe një pagesë mujore prej 500 £.
Aplikimet janë të hapura deri më 20 shtator 2024. Kandidatët do të përzgjidhen në bazë të shqyrtimit të aplikacioneve dhe intervistës. Më shumë informacion dhe aplikime gjenden në faqen zyrtare të Nismës Qytetare.
https://www.gradjanske.org/call-for-interns-from-presevo-and-bujanovac/.
Ju lutemi të ndihmoni në përhapjen e kësaj thirrjeje. Mbështetja juaj është thelbësore për ne që informacioni të arrijë te sa më shumë të rinj.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…