NISMËS “PRO GLAS” MIRËNJOHJA VETORE NGA PORTALI “SLOBODNA REČ”

Bujanoc, Vrajë 9 shtator 2024. Nisma “Proglas” është fituese e çmimit vjetor të portalit Slobodna reč, ndërsa çmimin e ka pranuar profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, dr. Filip Ejdus.
Sipas redaksisë, ProGlas mori këtë mirënjohje tradicionale për shkak të “shpresës së zgjuar në një shoqëri që po kalon krizën më të gjatë politike dhe morale në këtë shekull nën presion, padrejtësi dhe dhunë”.
Çmimi u nda në një ceremoni me rastin e hapjes së redaksisë së portalit në Vranjë, e cila funksionon prej më shumë se katër vitesh pa hapësirë fizike.
Njërit prej nismëtarëve të ProGlas Mirënjohjen ia dhuroi redaktori dhe gazetarja e “Slobodna reči” Sanja Petrov, e cila theksoi se angazhimi frymëzues dhe vetëmohues i nsimëtarëve për luftën e përbashkët për zgjedhje të ndershme, ndriçoi veçant së cilës janë në errësirën mediatike.
Profesor Ejdus theksoi se kjo mirënjohje nuk u takon vetëm nismëtarëve të ProGlas, por edhe 200.000 njerëzve që nënshkruan nismën, por edhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, për të cilët kjo “klithmë lirie ka zgjuar shpresën se mund të çlirohemi nga makthin kolektiv dhe në fakt të kthehemi në rrugën e demokratizimit”.
“Kur u mblodhëm në nëntor të vitit të kaluar, ndjemë se ishte një moment fatal, se shoqëria dhe shteti janë në një pikë kthese dhe se po përballemi me një ambicie të autokracisë së zhveshur. Fatkeqësisht, e gjithë droja jonë u konfirmua shpejt në zgjedhjet e dhjetorit dhe më pas në qershor, të cilat sipas të gjitha parametrave ishin më pak të lira, më pak të drejta se të gjitha ato zgjedhjet e mëparshme, do të thosha deri në ato të 1996-ës, tha ai, duke shtuar:
“Në fakt, pas këtyre dy cikleve zgjedhore, ne u kthyem nga një demokraci elektorale në një autokraci zgjedhore. Kjo nuk ishte e papritur, por ajo që ne nuk prisnim ishte që regjimi kaq shpejt do të binte në një represion të drejtpërdrejtë. Ata hoqën pluhurin nga projekti Jadar dhe filluan të persekutojnë të gjithë kundërshtarët dhe në një fushatë të tmerrshme, mendoj të paprecedentë, për të shpifur mbi shoqërinë civile” – tha Ejdus.
Sipas tij, befasia ishte se “disa nga aleatët tanë të natyrshëm nga Perëndimi ishin indiferentë ndaj këtij represioni apo edhe e mbështetën në heshtje”.
Redaksia rikujton se mirënjohja vjetore e portalit “Slobodna reč” tradicionalisht ndahet që nga prilli i vitit 2021, kur është vendosur për ndarjen e saj në përvjetorin e parë të themelimit të redaksisë. Fitues të mëparshëm janë epidemiologu Dr. Sllagjan Stankoviq, Shtëpia e Produksionit ” This and That”, EP “Muzeu popullor” në Vranjë dhe Nsima ProGlas.
Përveç mediave nga Vranja, Nishi, Beogradi dhe Bujanoci, në hapjen zyrtare të redaksisë në rrugën Partizanska në qendër të Vranjës dhe në ndarjen e çmimeve morën pjesë personalitete të sektorit civil, Fakultetit të Edukimit, EP-së në Vranjë, disa institucione publike, kolegë dhe miq të redaksisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *