ZJARRËFIKËSIT, BANORËT LOKAL DHE USHTRIA SHUAJNË ZJARRIN NË LLUÇAN

Shkruan: I Jovanoviq
Bujanoc, 9 shtator 2024. – Zjarri i cili ka shpërthyer të dielën rreth orës 13:00 në Lluçanë afër Bujanocit, është shuar me veprimin e shpejtë të zjarrfikësve, ushtrisë dhe banorëve të zonës dhe tani gjithçka është nën kontroll, tha për Bujanovaçke Ali Asllani, shef i Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc.
– Tashmë gjithçka është nën kontroll, zjarri është shuar në orët e para të mbrëmjes dhe të mëngjesit. Njësitë zjarrfikëse nga Vranja, Presheva dhe Bujnoci kanë qenë në terren deri në orët e vona të natës, ku janë përfshirë edhe banorët e zonës. Nuk ka pasur të lënduar, asnjë objekt nuk është dëmtuar, përveç se katër koshere bletësh janë djegur, por zjarrfikësit kanë shpëtuar tetëdhjetë të tjera – shpjegon Asllani.
Përsëri, shton ai, ka pasur katër shpërthime dhe ushtria ka ndihmuar në shuarjen e tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *