SALIHI: EDHE PSE SNS ËSHTË NË BASHKËQEVERISJE, MEGJITHATË MJETET NGA TRUPI KOORDINUES PËR BUJANOCIN AQ SA VITIN E KALUAR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 shtator 2024. – Pritjet se hyrja e SNS në pushtetin komunal në Bujanoc do të sjellë mbështetje të konsiderueshme nga shteti nuk janë përmbushur, së paku në aspektin e financimit nga Trupi Koordinues për jugun e Serbisë. Përndryshe, Bujanoci vitin e ardhshëm do të marrë të njëjtat para për infrastrukturë si në disa vitet e mëparshme, kur komuna udhëhiqej nga koalicioni shqiptar. “Ku matematika? Një dush i ftohtë”, tha Rahim Salihi, zyrtar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe këshilltar në Kuvendin e Bujanocit.

Në vitin 2025, Trupi koordinues do të ndajë 94,6 milionë dinarë për projekte infrastrukturore në komunën e Bujanocit, njoftoi të hënën drejtori i shërbimit të TK-së, Nenad Mitroviq. Shuma është pothuajse e njëjtë me të këtij viti.

NGA TRUPI KOORDINUES JANË PARAPARË 228 MILONË DINARË PËR BUJANOCIN, PRESHEVËN DHE MEDVEGJËN

Për këtë arsye Salihi thotë se është e qartë se as përfshirja e partisë së Mitroviqit (SNS) në pushtetin lokal në Bujanoc nuk i mjafton atij dhe qeverisë së tij që të rrisë mbështetjen për komunën e Bujanocit.

– Në fakt Bujanoci do të marrë të njëjtën shumë si atëherë kur komuna drejtohej nga shumica shqiptare. Liderët aktualë të Bujanocit e arsyetuan koalicionin me SNS-në se do të sillte mbështetje konkrete nga pushteti qendror, të kundërtën e dëshmon njoftimi i sotëm për buxhetin për vitin 2025- tha Salihi.

Ai ka vlerësuar se marrëveshja e koalicionit për qeverinë në Bujanoc ka rezultuar e lirë – “siç e paralajmëruam”, siç thotë ai.

– Pa kushtëzime për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së Shqiptarëve, pa plan konkret për të rritur vëmendjen e shtetit për zhvillimin e Bujanocit, pa asnjë fjalë për Planin 7 pikësh e pa mundësinë për të kushtëzuar qeverinë qëndrore për vëmendje të shtuar – thotë Salihi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *