Bujanoc, 11 shtator 2024. – Pas shkrimeve këmbëngulëse të Bujanovaçkes në bazë të mesazheve të qytetarëve dhe lexuesve tanë, qendra e qytetit të Bujanocit është pastruar nga deponitë e egra, e ndër to sot është pastruar ajo më e madhja – në pjesën e rrethuar të ish-pikës së karburantit, në qendër të qytetit, ka thënë për Bujanovaçke inspektori komunal, Ibro Idiqi. Kjo dhe deponitë e tjera të egra përreth qytetit u hoqën gjatë aksionit të përbashkët mes punonjësve të NP “Komunalia” dhe inspektorëve komunal.
– Tani është në dorën e qytetarëve që të kujdesen. Qyteti është pastruar nga vendgrumbullimet e egra të plehrave dhe nëse tani shfaqet një e re, apo nëse grumbullohen sërish mbeturina në pompë, përgjegjësi për këtë nuk do të kenë autoritetet komunale, por qytetarët. Me të vërtetë apelojmë tek qytetarët që të kujdesen që qyteti ynë të mbetet i pastër – thotë Idiq.
Bujanovačke i bashkohet këtij apeli për të na raportuar raste të tilla përmes aplikacionit tonë Njofto Bujanovaçke duke klikuar KËTU.
Prandaj, shton ai, do të gjobiten ata që hedhin mbeturina jashtë vendit të caktuar.
– Me kryeshefin po dakordohemi për vendosjen e rojeve në mënyrë që të zbulohen më lehtë autorët, sqaron bashkëbiseduesi ynë.
Është planifikuar vendosja e kontejnerëve të rinj dhe vendndodhja e tyre duhet të përcaktohet nga Drejtorati për urbanizëm.
– Na pengon fakti që ende nuk janë emëruar kryeshefët të rinjë, por sigurisht që do të aplikojmë kujdestari ndërsa do të ketë edhe ndëshkime.
LARGOHEN MBETURINAT NGA PIKA E MBYLLUR E KARBURANTIT, NË QENDËR TË BUJANOCIT
Bujanovačke12. Sep 2024.FILLIMI, QYTETI, SHOQËRI0
Previous PostQEVERIA E KOSOVËS NDANË 240.000 EURO PËR FILLORISTËT SHQIPTARË NË TRI KOMUNA
Next PostMINISTRJA PËR ADMINISTRATË SHTETËRORE DHE VETADMINISTRIM LOKAL TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E QARKUT TË PÇINJËS