Bujanoc, Vranjë, 12 shtator 2024. Ministrja e Administratës shtetërore dhe vetadministrimit lokal, Jelena Zhariq Kovaçeviq, ka takuar kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave nga kjo zonë në selinë e qarkut të Pçinjës. Në takimin e së mërkurës ka marrë pjesë edhe njeriu i parë i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ndërsa Preshevën e ka përfaqësuar Hidejete Hiseni, kryeshefe e Administratës komunale.
Në takim morën pjesë edhe Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit TK, si dhe kryetari i komunës së Vranjës, Sllobodan Milenkoviq.
Siç thuhet në faqen e Ministrisë në FB, Zhariq-Kovaçeviq shpjegoi se fushata e vizitave në qarqet administrative që Ministria po zhvillon përfshin ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe qasjen ndaj nevojave të vetadministratave lokale dhe se nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa përmes vizitave në teren.