Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16 shtator 2024. Shkolla fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc sigurisht që deri në fund të vitit nuk do t’i marrë tavolinat e reja të premtuara. Edhe nëse shkolla tashmë do të kishte dërguar kërkesë në Ministrinë e arsimit, pyetja është nëse do të kishte para për mobilie dhe pajisje, sepse vlera llogaritet në 30.6 milionë dinarë.
-Kërkesat për ndarjen e mjeteve parashtrohen çdo vit aktual për vitin e ardhshëm buxhetor, në bazë të thirrjeve publike. Duke qenë se fondet e nevojshme për modernizimin e infrastrukturës së objekteve shkollore për vitin 2024 tashmë janë shpërndarë për përdoruesit e fundit, në përputhje me kërkesat e tyre, si dhe se fondet e nevojshme për pajisjen e shkollës tejkalojnë fondet buxhetore të miratuara nga Ministria e arsimit për këtë qëllim, pajisja e shkollës mund të realizohet në kuadër të Thirrjes publike për ndarjen e mjeteve për vitin 2025 – thuhet në përgjigjen e Ministrisë drejtuar deputetit të Vranjës, Sllobodan Petroviq. Ai sot e ka përcjellë këtë dokument në portalin Bujanovaçke.
Përndryshe, shkolla ka paraqitur kërkesën për tavolina dhe pajisje të reja shkollore vetëm në korrik të këtij viti, sipas ministrisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në shkollën e Bujanocit, në marsin e vitit të kaluar personalisht ka njoftuar se shkolla do të paiset tavolina dhe kompjuterë.
Drejtor i shkollës në atë kohë ishte Nenad Tasiq, i cili qëndroi në atë pozitë deri në fillim të këtij viti dhe pyetja për të është se pse nuk është dërguar kërkesa për mobilie dhe pajisje gjatë vitit 2023 që të shqyrtohet fare, që mundësit këtë vit të ekzekutohej.
Drejtoresha aktuale, Gordana Zlatkoviq, i tha Bujanovaçkes sot se vlera e mobiljeve dhe pajisjeve të kërkuara është shumë ambicioze, por se nuk është përcaktuar nga shkolla.
– Këtë e kishte bërë Zyra e atëhershme për Investime Publike, përmes së cilës shkoi projekti i rindërtimit. Do të ishte mirë sikur t’i merrnim të gjitha këto, por jemi gati që të ulet vlera, të sigurohen mobiljet për klasat dhe zyrat dhe të tjerët të presin. Po flasim për këtë me autoritetet – thotë drejtoresha.
Početna FILLIMI MINISTRIA: INVENTARI DHE PAISJET E REJA PËR SHKOLLËN „B. RADIÇEVIQ“, NDOSHTA NË VITIN TJETËR
MINISTRIA: INVENTARI DHE PAISJET E REJA PËR SHKOLLËN „B. RADIÇEVIQ“, NDOSHTA NË VITIN TJETËR
Bujanovačke16. Sep 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostBUJANOCI DHE HARAÇINA KONKUROJNË BASHKË PËR FONDE TË BE - së
Next PostNDËRPRERJE TOTALE E PUNËS NË TËGJITHA SHKOLLAT E KOMUNËS SË BUJANOCIT
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.