Bujanoc, 16 shtator 2024. Në ndërprerjen e sotme të punës, kolegëve të tjerë në shkollat fillore dhe të mesme të Bujanocit, iu bashkuan edhe punonjësit e SH.M. “Sezai Suroi”.
Siç u konfirmua për Bujanovaçke, në këtë shkollë, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, sot nxënësit nuk do të kenë mësim.
Më herët sot kemi raportuar se punonjësit e SHM “Sveti Sava” kanë ndërprerë punën totalisht, ndërsa ndërprerjen e punës të premten e kishin paralajmëruar edhe dy shkollat fillore të Bujanocit, “Naim Frashëri” dhe “B. Radiçeviq”.
Ju përkujtojmë, se sindikatat e të punësuarve në arsim kanë thënë se me kryeministrin e Serbisë nuk është arritur marrëveshje lidhur me përmbushjen e obligimeve të përfshira në Protokollin e nënshkruar dhe për këtë arsye janë në grevë.
NDËRPRERJE TOTALE E PUNËS NË TËGJITHA SHKOLLAT E KOMUNËS SË BUJANOCIT
Bujanovačke16. Sep 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostMINISTRIA: INVENTARI DHE PAISJET E REJA PËR SHKOLLËN „B. RADIÇEVIQ“, NDOSHTA NË VITIN TJETËR
Next PostQYTETARËT DO TË PARALAJMËROHEN PËRMES MESAZHEVE SMS MBI MUNDËSINË E FATËKEQËSIVE ELEMENTARE