QYTETARËT DO TË PARALAJMËROHEN PËRMES MESAZHEVE SMS MBI MUNDËSINË E FATËKEQËSIVE ELEMENTARE

Bujanoc, Beograd, 16 shtator 2024. – Është krijuar zyrtarisht platforma elektronike për transmetimin e informacionit urgjent tek qytetarët, në rast të paralajmërimit apo shfaqjes së një kërcënimi nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo aksident tekniko-teknologjik, që mund të kërcënojë jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe pronës në një zonë të caktuar, njoftoni Ministria e Informacionit dhe Telekomunikacionit.
Platforma elektronike do të ofrojë informacion urgjent për qytetarët për një ngjarje të rrezikshme duke dërguar një mesazh SMS në një territor të përcaktuar saktësisht, publikimin e njoftimeve për ndonjë ngjarje të rrezikshme nga ofruesit e shërbimeve mediatike dhe panelet tekstuale në autostradë, raporton RTS.
Qëllimi është që të gjithë qytetarët të informohen në mënyrën më të shpejtë të mundshme për rrezikun e afërt dhe në këtë mënyrë të shpëtohet jeta dhe shëndeti i tyre.
Në periudhën e ardhshme, Ministria e Informacionit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojnë punën intensive për përmirësime të mëtejshme të sistemit.
Përmirësimi i mëtejshëm i kësaj zgjidhjeje softuerike deri në fund të vitit 2025 do të mundësojë edhe njoftimin e qytetarëve përmes mesazhit CBS (Cell Broadcast System).
Ministria e Informacionit dhe Telekomunikacionit thekson se me sistemet paralele të njoftimit (SMS dhe CBS), Republika e Serbisë do t’i bashkohet grupit të vetëm disa vendeve në Evropë që kanë të dyja mënyrat për të paralajmëruar publikun.
Krijimit të sistemit për transmetimin e informacionit urgjent tek qytetarët i ka paraprirë puna e përbashkët dhe përfundimi i marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *